Thirrje për plotësuar hartën Open Street Map

Data e Publikimit 12 Prill 2021

PESË NXËNËSIT ME MË SË SHUMTI EDITIME DO TË SHPËRBLEHEN.

‘OpenStreetMap’ (OSM) është platformë e hapur, e cila lejon redaktimin e lirë të hartave në botë dhe lejon hartimin e rrugëve, restauranteve, stacioneve dhe gjithçka tjetër që përfshihet brenda një harte.

Përmes bashkëpunimit të Programit “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET dhe organizatës Free Libre Open Source Softëare Kosova – FLOSSK, ofrohet trajnim për nxënësit e shkollave partnere të Programit, të cilët aftësohen në përdorimin e OSM, duke hartuar specifika të ndryshme brenda hartës.

Hartografia/Kartografia i/e dhe objekteve specifike që të paraqiten në mënyrën e duhur vizuale e bën OSM një platformë të përsosur për shfaqjen e objekteve të synuara. Kjo platformë, e cila jep akses falas dhe të pakufizuar në të gjithë databazën, me një histori të plotë të ndryshimeve, e bën shumë atraktive që nxënësit e shkollave të mesme të angazhohen në këtë drejtim.

Mirëpo, këtë herë është një risi!

Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” i USAID, zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në bashkëpunim FLOSSK ju fton të angazhoheni për të hartuar sa më shumë objekte në platformën OSM.

Çfarë do të ofrohet për kontribuesit?

Në fund të procesit, pesë (5) nxënës me më së shumti editime do të shpërblehen. Afati fundit për të vlerësuar editimet brenda platformës është 14 Maj 2021!

Shpërblimet: Nxënësit të cilët bëjnë më së shumti editime kualitative dhe të sakta do të pranojnë çmime në vlerë monetare.

•Vendi i parë: 100€

•Vendi i dytë: 80€

•Vendi i tretë: 50€€

•Vendi i katërt: 40€

•Vendi i pestë: 30€